TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 17:32

Muriqi fantastik në La Liga, “bisha” e Kosovës shënon golin e 12 sezonal; vetëm Mbape më mirë se ai (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Muriqi fantastik në La Liga, “bisha” e Kosovës shënon

Vedat Muriqi nuk e ka ndërmend të ndalet në këtë sezon, teksa ka shkuar në kuotën e 13 golave në La Liga. Sulmuesi dardan ka shënuar dopietë së fundmi, në ndeshjen ndaj Bilbaos.

Një zbritje e shpejtë e Majorkës u finalizua me sukses nga Muriqi, i cili u tregua i saktë me një të djathtë nga brenda zonës.

Për Vedat Muriqin, ky është goili i 12 në La Liga, i dyti përsa i takon golashënuesëve në kampionatin spanjoll, pas Kilian Mbape me 19 të tillë.  

31-vjeçari mori përsipër një penallti në minutën e 42. Portieri kuptoi gjithçka, por në tentativën e dytë, Muriqi nuk fali. Futbollisti ka luajtur 19 ndeshje në këtë sezon.

vedat muriqi sulmuesi kosovar majorka

Lini një Përgjigje