TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Janar 2026, 17:52

Dortmundi merr fitoren e dytë radhazi, Hofenhejmi mposht Leverkusenin dhe ëndërron Champions me 3 shqiptarë në fushë

Shkruar nga Pamfleti

Dortmundi merr fitoren e dytë radhazi, Hofenhejmi mposht Leverkusenin dhe

Kanë përfunduar disa nga ndeshjet e javës së 18 në Bundesligë. Në “Signal Iduna Park”, Dortmundi fitoi 3-2 ndaj St.Pauli, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Emre Çan në minutën e fundit shtesë, duke marrë kështu fitoren e dytë radhazi. Më parë per vërdhezinjtë shënuan Julian Brandt në fund të pjesës së parë dhe Karim Adejemi në fillim të pjesës së dytë, por miqtë barazuan dy herë. Vendimtar ishte penalltia e kapitenit Emre Çan në fund. Pas kësaj fitoreje, Dortmundi mbetet në vendin e dytë me 39 pikë, duke rritur diferencën nga ndjekësit.

Hofenhejmi me 3 shqiptarë në fushë si titullarë, Alban Hajdarin, Leon Avduvallhun dhe Fisnik Asllanin, fitoi 1-0 në shtëpi ndaj Leverkusenit, duke u renditur në vendin e tretë me 33 pikë, vend që të kualifikon në Champions League.

Në ndeshjet e tjera, Këlni fitoi 1-0 ndaj Maincin, Volfsburgu barazoi 1-1 ndaj Heidenheimit, Hamburgu barazoi pa gola në shtëpi ndaj Mëshengladbah.

borusia dortmund bajer leverkusen hofenhejm bundesliga

Lini një Përgjigje