
Arsenali ka barazuar 0-0 në transfertën ndaj Notingam Forest, të luajtur në “City Ground”, e vlefshme për javën e 22 në Premier Ligë. “Topçinjtë” kanë humbur mundësinë e artë për t’u shkëputur në renditje pas humbjes së rivalit direkt, Mançester Siti, 2-0 në derbin ndaj Mançester Junajtid,
Pjesa e parë dhe i gjithë takimi u mbyll pa gola, pavarësisht rasteve për të dyja ekipet. As zëvendësimet e kryera në pjesën e dytë nga trajneri Mikel Arteta, nuk dhanë efekt.
Pas këtij barazimi, Arsenali kryeson me 50 pikë, ndiqet nga Mançester Siti dhe Aston Vila me nga 43 pikë, por ekipi i drejtuar nga Unai Emery luan nesër në shtëpi ndaj Evertonit, ku ka mundësinë të ngushtojë diferencën ndaj londinezëve.
Notingami renditet në vendin e 17 me 22 pikë, duke marrë kështu nje pikë shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke ditur kundërshtarin që ka përballë.
Lini një Përgjigje