Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Ernest Muçi, vijon formën e tij fantastike në Superligën turke, duke shënuar përsëri për skuadrën e tij, Trabzonspor. Gol i tij vendimtar në minutën e 91-të siguroi fitoren 2-1 në transfertën ndaj Kocaelispor, duke i dhënë skuadrës 3 pikë të çmuara në garën për titull. Me këtë fitore, Trabzonspor shkon në kuotën e 38 pikëve, vetëm 5 më pak se kryesuesit e Galatasaray.
Ky gol shënon të dhjetin e Muçit në 10 ndeshjet e fundit, ndërsa ai ka dhënë edhe dy asiste, duke treguar një formë të jashtëzakonshme. Nga këto 10 gola, 8 janë shënuar në kampionat, ku ka dhënë edhe një asist, ndërsa 2 gola dhe një asist janë regjistruar në kompeticionet e Kupës.
Ernest Muçi po konfirmohet si një nga sulmuesit më të rëndësishëm të Superligës turke dhe një nga pikat kyçe të kombëtares shqiptare.
Lini një Përgjigje