TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Mars 2026, 15:40

“Më mirë mos të vijnë”/ Irani përplaset me Trump për pjesëmarrjen në Botëror: Vendos FIFA, jo ju!

Shkruar nga Pamfleti

“Më mirë mos të vijnë”/ Irani përplaset me

Kombëtarja e Iranit në futboll ka reaguar me tone të forta ndaj deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili kishte sugjeruar se pjesëmarrja e ekipit iranian në Kupën e Botës 2026 mund të paraqiste rrezik për sigurinë e tij.

Në një mesazh të publikuar në llogarinë zyrtare të federatës iraniane në Instagram, theksohet se pjesëmarrja në turne nuk varet nga vendimi i një shteti të vetëm. Sipas federatës, rregullat dhe organizimi i Kupës së Botës përcaktohen nga FIFA dhe jo nga vendi pritës.

Nuk mund të na përjashtojë askush. Vendos FIFA, jo një shtet i vetëm. Ne jemi kualifikuar në fushë”, thuhet në reagimin e federatës.

Në deklaratë theksohet gjithashtu se kombëtarja iraniane e ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin 2026 falë rezultateve sportive në fazën kualifikuese, duke qenë ndër ekipet e para që siguroi biletën për në fazën finale të turneut.

Federata iraniane shton se askush nuk ka të drejtë ta përjashtojë Iranin nga një kompeticion ndërkombëtar, duke nënvizuar se problemi mund të lindë vetëm nëse vendi organizator nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e delegacioneve pjesëmarrëse.

Sigurisht, askush nuk mund ta përjashtojë kombëtaren iraniane nga Kupa e Botës. Përkundrazi, vendi që duhet të vihej në pikëpyetje do të ishte ai që mban titullin e ‘mikpritësit’, por nuk është në gjendje të garantojë sigurinë e skuadrave pjesëmarrëse”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i federatës iraniane vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump komentoi çështjen në rrjetin e tij social. Ai deklaroi se kombëtarja e Iranit është e mirëpritur në turne, por paralajmëroi për rreziqe të mundshme sigurie.

Skuadra kombëtare e Iranit është e mirëpritur në Botëror, por nuk mendoj se është e përshtatshme që ata të jenë atje, për jetën dhe sigurinë e tyre”, u shpreh Trump.

Megjithatë, qendrimi zyrtar i organizatorëve mbetet se vendimet për pjesëmarrjen në Kupën e Botës merren nga FIFA dhe presidenti i saj, Xhani Infantino, në përputhje me rregullat sportive dhe rezultatet e arritura në fushë.

irani fifa kupa e botës

1 Komente

  1. T
    Tony

    Sa turp qe bota njerezimi nen kepucet e nje kalamani te mbaruar nga dementia dhe po infekton tere boten.

    Lini një Përgjigje