TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 21:13

Edon Zhegrova baba për herë të parë, emri i veçantë që sulmuesi shqiptar zgjodhi për të birin

Shkruar nga Pamfleti

Edon Zhegrova baba për herë të parë, emri i

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës dhe sulmuesi i Juventusit, Edon Zhegrova, është bërë baba për herë të parë. Lajmi nuk është konfirmuar drejtpërdrejt nga vetë lojtari, i cili e ka mbajtur jetën private larg vëmendjes publike, por është bërë i ditur përmes një postimi në rrjetet sociale nga nëna e tij, Sanije Zhegrova.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një fotografi nga spitali “Città della Salute e della Scienza” në Torino, ku sipas saj ka ardhur në jetë nipi i saj. Në përshkrimin që shoqëronte imazhin, Sanije Zhegrova shprehu emocionet për lindjen e foshnjës.

Sipas informacionit të publikuar nga ajo, foshnja është djalë dhe është pagëzuar me emrin Mars, duke qenë se ka lindur më 12 mars 2026.

Në postim thuhet gjithashtu se i porsalinduri peshon 3250 gramë dhe gëzon shëndet të mirë.

Familja Zhegrova jeton aktualisht në Torino, qyteti ku futbollisti u transferua verën e kaluar te Juventusi. Deri tani, vetë lojtari nuk ka bërë ndonjë reagim publik lidhur me lindjen e fëmijës.

Edon Zhegrova baba për herë të parë, emri i

edon zhegrova sulmuesi shqiptar

Lini një Përgjigje