TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 18:50

Konsiderohet e ardhmja e kombëtares shqiptare, sulmuesi firmos kontratën si profesionist me Lacion

Shkruar nga Pamfleti

Konsiderohet e ardhmja e kombëtares shqiptare, sulmuesi firmos

Futbollisti shqiptar Flavio Sulejmani ka zgjatur bashkëpunimin me klubin italian të Lacios, duke firmosur një kontratë të re që e mban të lidhur me bardhekaltrit deri në vitin 2029.

Sulmuesi 19-vjeçar është pjesë e akademisë së Lacios që prej vitit 2023, kur klubi romak e transferoi nga Peruxhia për një marrëveshje që, sipas raportimeve, i afrohej shifrës së një milion eurove.

Gjatë kësaj periudhe, Sulejmani është shquar në kampionatet e moshave me ekipin e të rinjve të Lacios, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës Primavera. Në sezonin aktual ai ka qenë protagonist me disa gola dhe paraqitje të mira.

Konsiderohet e ardhmja e kombëtares shqiptare, sulmuesi firmos

Paralelisht me karrierën në klub, Sulejmani ka qenë pjesë e rregullt e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, ku është aktivizuar në disa kategori.

Me kontratën e re, pritet që talenti shqiptar të afrohet gradualisht edhe me ekipin e parë të Lacios. Sipas pritshmërive, ai mund të vihet së shpejti në dispozicion të trajnerit Mauricio Sarri, me synimin për të bërë debutimin në futbollin profesionist.

flavio sulejman futbollisti shqiptar lacio

Lini një Përgjigje