
Një protestuese e priti deputetin në hyrje të Parlamentit dhe, pas një shkëmbimi fjalësh, hodhi dy vezë në drejtim të tij.
Një incident u regjistrua në hyrje të Kuvendit, ku deputeti i Partisë Socialiste, Ramion Kurti, u përball me një protestuese teksa po hynte në ambientet e Parlamentit.
Pas një debati të shkurtër mes tyre, protestuesja hodhi dy vezë në drejtim të deputetit. Njëra prej tyre e goditi në këmbë, ndërsa tjetra nuk e preku.
Menjëherë pas veprimit, qytetarja iu drejtua deputetit me thirrjet: "Nuk na përfaqësoni. Deputetë të shitur".

Ngjarja ndodhi në kuadër të protestës së zhvilluar para Kuvendit, ku dhjetëra qytetarë ishin mbledhur për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë, përballë masave të shtuara të sigurisë.
Lini një Përgjigje