Tensionet para Kuvendit vijojnë edhe gjatë paradites, ku protestuesit, të mbledhur që në orët e para të mëngjesit, vazhdojnë të kërkojnë dorëheqjen e qeverisë me thirrjet "Parlament i krimit, dorëzoni mandatet".
Protesta është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë. Në hyrje të Parlamentit janë vendosur edhe efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë (FNSH), ndërsa masat e sigurisë mbeten të shtuara.
Më herët gjatë protestës, protestuesit hodhën vezë në drejtim të automjeteve të disa deputetëve, ndërsa revolta para Kuvendit vazhdon me thirrje si "Arrestoni Ramën".
Lini një Përgjigje