Përplasje mes protestuesve dhe policisë para Kuvendit, disa qytetarë janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.
Vijojnë tensionet para Parlamentit, ku protestuesit janë vendosur që në orët e para me thirrjet “Parlament i krimit, dorëzoni mandatet”.
Gjatë kësaj proteste ka pasur edhe përplasje me policinë, ndërsa FNSH gjithashtu u vendos në hyrje të Parlamentit.

Në të njëjtën kohë disa protestues çanë gardhin metalik dhe tentuan të hyjnë brenda Parlamentit, gjë që bëri që Policia të përdorte edhe spray lotsjellës.

Shumë prej tyre nuk u ndjenë mirë dhe u ulën apo u shtrinë duke kërkuar ndihmën mjekësore të parë dhe hedhjen e ujit në fytyrë.

Nga përplasjet kanë mbetur të plagosur 3 efetivë dhe tre protestues të cilët janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.

Ndërkohë revolta vijon para Parlamentit me thirrjet “Arrestoni Ramën”.
Lini një Përgjigje