TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 2 Korrik 2026, 10:22

Qëlluan efektivin me gur në kokë, Dritan Goxhaj thirrje protestuesve: E kemi me parlamentin, jo me policinë

Shkruar nga Pamfleti
Qëlluan efektivin me gur në kokë, Dritan Goxhaj thirrje
Dritan Goxhaj thirrje protestuesve

Mes tensioneve të krijuara gjatë protestës para Kuvendit, aktivisti Dritan Goxhaj u bëri thirrje protestuesve të ndalnin sulmet ndaj efektivëve të Policisë së Shtetit.

Apeli i tij erdhi pasi një efektiv policie u godit në kokë me një gur të hedhur nga turma gjatë përplasjeve me forcat e rendit. Polici i lënduar mori ndihmën e parë mjekësore në vendngjarje.

“E kemi me Parlamentin! Jo me gurë Policisë së Shtetit!”, dëgjohet të thotë Goxhaj, duke u kërkuar protestuesve të mos ushtronin dhunë ndaj uniformave blu.

Edhe një protestuese iu bashkua thirrjes, duke u shprehur: “Jo me djemtë, jo me çunat, jo me policinë!”

Nga turma u dëgjuan gjithashtu thirrje si “Bashkohuni me ne” dhe “Policia është me ne”, ndërsa tensionet vijuan për disa minuta.

Përplasjet nisën pasi protestuesit hoqën gardhin metalik të vendosur përpara Kuvendit dhe u konfrontuan me forcat e policisë. Gjatë incidenteve u hodhën gurë dhe sende të forta në drejtim të efektivëve, ku njëri prej tyre u godit në kokë dhe u dërgua për të marrë ndihmë mjekësore.

 

dritan goxhaj thirrje protestuesve

Lini një Përgjigje