
Polonia do të përballet me Shqipërinë më 26 mars në gjysmëfinalen e fazës “play-off” për kualifikimin në Kupën e Botës. Para kësaj ndeshjeje vendimtare, Federata Polake e Futbollit (PZPN) ka vendosur të motivojë lojtarët me një bonus financiar të konsiderueshëm në rast të kualifikimit.
Sipas gazetarit Mateusz Ligęza nga Radio ZET, futbollistët e përfaqësueses polake do të përfitojnë rreth 4.2 milionë dollarë nëse skuadra arrin të sigurojë pjesëmarrjen në Botëror. Shuma përfaqëson afërsisht 40% të 10.5 milionë dollarëve që FIFA garanton për çdo ekip pjesëmarrës në fazën e grupeve të turneut.
“Nëse Polonia shkon në Botëror, lojtarët e ekipit kombëtar do të marrin një bonus shumë të madh nga Federata Polake e Futbollit – rreth 40% të 10.5 milionë dollarëve që FIFA do t’u paguajë pjesëmarrësve në fazën e grupeve”, shkroi Ligęza në profilin e tij në platformën X.
Nëse arrin të mposhtë Shqipërinë, Polonia do të përballet në finalen e “play-off”-it me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi, për të siguruar një vend në Kupën e Botës.
Ndërkohë, trajneri i Polonisë, Jan Urban, pritet të publikojë listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Shqipërisë më 20 mars.
Lini një Përgjigje