TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 17:38

Ofendoi gjyqtarët, mesfushori shqiptar e pëson keq në Kroaci

Shkruar nga Pamfleti

Ofendoi gjyqtarët, mesfushori shqiptar e pëson keq në Kroaci

Hajduku i Splitit u eliminua nga Kupa e Kroacisë pasi u mposht me rezultatin 3-2 nga Rijeka në çerekfinale. Ndeshja u shoqërua me tensione në fundin e saj, ku nuk munguan incidentet në fushë.

Komisioni i Disiplinës ka marrë së fundmi vendimet përkatëse lidhur me ngjarjet e ndodhura gjatë takimit. Mesfushori shqiptar i Hajdukut të Split, Adrion Pajaziti, është pezulluar me tre ndeshje.

Sipas raportimeve, Pajaziti në minutën e 21-të të kohës shtesë tërhoqi nga krahu gjyqtarin e katërt, Oliver Romiç. Situata u përshkallëzua më tej pasi lojtari ofendoi ekipin e gjyqtarëve të drejtuar nga arbitri kryesor Patrik Kolariç.

Pas incidentit, gjyqtari i tregoi menjëherë kartonin e kuq mesfushorit shqiptar. Mediat kroate raportojnë se klubi i Hajdukut të Split nuk pritet të apelojë vendimin për pezullimin e lojtarit.

adrion pajaziti mesfushori shqiptar hajduku i splitit

Lini një Përgjigje