Debati për protestën e zhvilluar jashtë Kuvendit u zhvendos edhe në sallën e Parlamentit, ku deputeti i "Lëvizjes Bashkë", Redi Muçi, akuzoi mazhorancën për shpërfillje të kërkesave të qytetarëve dhe dënoi, sipas tij, dhunën e ushtruar ndaj protestuesve.
Gjatë fjalës së tij, Muçi tha se ndihej i turpëruar të hynte në Kuvend, ndërsa jashtë qytetarët protestonin kundër institucionit.
"Në lajme lexova se kolegët e PS erdhën 2 orë para në punë sot. Mua më vjen turp që të vij në punë dhe të dëgjoj se populli aty jashtë bërtet parlamenti i krimiit. Është e padenjë dhuna që policia po ushtron ndaj tyre. Sot në ditën e 33 të protestës ku numri i tyre ka rënë ju bëni ndarjen sorra dhe flamingo. Jo mo jo ata janë populli i thjeshtë. Ju vazhdoni t’i mbyllni veshët edhe pse populli thërret ‘dorëheqje’. Nëse keni pak dinjitet jepnni dorëheqjen", tha Redi Muçi.
Deklarata e tij u kundërshtua nga deputeti socialist Ardit Bido, i cili mohoi se deputetët e PS kishin mbërritur më herët për t'iu shmangur protestuesve, duke thënë se kjo është pjesë e rutinës së tyre të punës.
Në vijim të replikës, Bido e akuzoi Muçin se nuk është angazhuar për çështjen çame dhe e cilësoi "tradhtar", duke përdorur edhe termin "vorio-epirot".
"Kemi një parti të establishmentit më të rëndë. Vjen e na thotë që do të turpërohej pse vijmë më herët në punë. Jemi mësuar të vijmë në punë, të punojmë, të nxjerrim lekët me djersën e ballit, të mos shkojmë në zona të mbrojtura. Të mos themi që kemi bërë shkollën te Koto Hoxhi dhe dilnim nga shtëpia që mami i dha leje babit për ta bërë në oborrin e shkollës. Kështu jemi mësuar, jemi mësuar të punojmë. Ti s’ke punuar ndonjëherë, prandaj ta mirëkuptoj habinë tënde. Ti nuk je agjent, nuk e di, s’e vendos dorën në zjarr. Para një jave këtu ishte seancë për Çamërinë, ti s’erdhe, kisha aktivitet në Qafë-Botë, të kam ftuar, ti nuk erdhi. Unë me minoritarët nuk kam asnjë problem se janë pjesë e shëndetshme e kësaj shoqërie, janë shqiptarë patriotë e grekë të pashuar. Kam problem vorio-epirotizmin tënd dhe po të ishe ndryshe do të të hiqja kapelen, por ti nuk flet për Çamërinë. Ti je tradhtar!", tha Bido.
Uaaa te vjen turp ty Redi ??? Dorezo mandatin se vjen nje me i pacipe se ty!!!
Zegjineja, thuaj Bidos , ati koketulit qe eshte perfaqesues i nje partie qe nuk miraton rezoluten came..asaj partie qe i ngre monument micotaqos etj etj
bido, ky njeri i trashe mundohet sikurse rama te percaje..Bidoooo nuk do mjaftojne koshat e plehrave per ju