TAGS-AT E JAVËS

Kronike 2 Korrik 2026, 11:15

Shtyhet sërish seanca për "Plumbin e Artë", Gjykata paralajmëron avokatët me gjoba

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet sërish seanca për "Plumbin e Artë", Gjykata

Shtyhet për të disatën herë seanca gjyqësore për dosjen "Plumbi i Artë", këtë herë për shkak të mungesës së avokatëve të disa prej të pandehurve.

Mësohe se mungesa e avokatëve të të pandehurve detyroi Gjykatën e Posaçme (GJKKO) të shtyjë edhe një herë shqyrtimin e çështjes.

Trupi gjykues caktoi datën 16 korrik për zhvillimin e seancës së ardhshme, duke paralajmëruar se mungesa e pajustifikuar e avokatëve nuk do të tolerohet më. Sipas vendimit të Gjykatës, nëse situata përsëritet, ndaj tyre do të vendosen gjoba.

Krahas shtyrjes së procesit, Gjykata vendosi edhe pezullimin e afateve të paraburgimit për të gjithë të pandehurit deri në vijimin e shqyrtimit gjyqësor.

Çështja "Plumbi i Artë", një nga proceset më të rëndësishme penale në vend, është përballur me disa shtyrje gjatë zhvillimit të saj, ndërsa edhe kjo seancë nuk arriti të zhvillohej për shkak të mungesës së përfaqësuesve ligjorë të të pandehurve.

Lini një Përgjigje