Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Elbasanit, duke dënuar përfundimisht Erjon Llapushin me 17 vite burg për vrasjen e Gazmend Kurmakut.
Vendimi u mor nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Qemal Zaimi, Taulant Banushi dhe Lutfije Celami, të cilët rrëzuan ankimin e paraqitur nga i pandehuri dhe konfirmuan dënimin e dhënë në shkallën e parë.
Ngjarja për të cilën u dënua Llapushi ka ndodhur më 20 tetor 2021 në një lokal në Fushë Labinot. Sipas dosjes hetimore, konflikti mes palëve nisi për shkak të një tavoline të rezervuar.
Gjatë përplasjes, Erjon Llapushi e kapi Gazmend Kurmakun nga fyti, e kërcënoi me një thikë dhe më pas e goditi. Si pasojë e goditjes, Kurmaku u rrëzua, duke përplasur kokën në dysheme, çka i shkaktoi vdekjen.
Lini një Përgjigje