TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Mars 2026, 22:20

Silvinjo nuk e ka ftuar në asnjë ndeshje, futbollisti shqiptar mund të jetë risia e Turqisë në “play off”

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo nuk e ka ftuar në asnjë ndeshje, futbollisti shqiptar mund

Arda Kurtulan vazhdon të përmendet në mediat turke si një nga opsionet e mundshme për përfaqësuesen e Turqisë. Futbollisti 23-vjeçar, i cili aktivizohet në krahun e djathtë dhe aktualisht është pjesë e skuadrës së Goztepes, nuk është ftuar deri tani nga trajneri i Shqipërisë, Silvinjo.

Sipas raportimeve në Turqi, emri i tij mund të jetë një nga risitë e mundshme në listën e kombëtares turke për grumbullimin e këtij muaji.

Kurtulan ka lindur në Stamboll dhe është me origjinë shqiptare. Në fillim të karrierës ndërkombëtare ai u aktivizua me ekipet e moshave të Maqedonisë së Veriut, ndërsa më pas zgjodhi të përfaqësojë Shqipërinë, me të cilën ka zhvilluar 11 ndeshje.

Sipas të dhënave të portalit “Transfermarkt”, vlera e tij në treg arrin rreth 5 milionë euro. Nëse do të grumbullohej nga Shqipëria, ai do të renditej mes 10 futbollistëve më të vlerësuar të kombëtares kuqezi.

Mbetet për t’u parë nëse Kurtulan do të marrë një ftesë nga Shqipëria apo nga Turqia. Ndërkohë, kuqezinjtë do të përballen me Poloninë në gjysmëfinalen e “play-off”-it për Botërorin, ndërsa Turqia do të luajë kundër Rumanisë.

arda kurtulan turqia sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje