
Pjesa e parë e përballjes mes Partizanit dhe Egnatias është mbyllur me rezultatin 1-1. 45-minutëshi i parë i ka pasur të gjitha, gola, penallti dhe ndërhyrje nga VAR-i.
Partizani ishte ai që kaloi i pari në avantazh me anë të Bintsuka, i cili në minutën e 6-të gjeti rrugën e rrjetës dhe vulosi shifrat 1-0.
Por ky avantazh nuk do të zgjaste shumë pasi në minutën e 22-të, Fernando do të shënonte një supergol për Egnatian duke barazuar shifrat 1-1.
Më pas në minutën e 44-të, Fangaj bënë një ndërhyrje të gabuar ndaj Bytyçit dhe me ndërhyrjen e VAR-it, gjyqtari Hamiti akordon penallti për Egnatian. Penalltinë e merr përsipër Duamena, por pa mundur të ndryshojë rezultatin pasi Hoxha bëri heroin duke pritur 11-metërshin në limitet pjesës së parë.
Lini një Përgjigje