TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2023, 18:20

“Verilindorët” zyrtarisht në krizë, Tirana “triumfon” në Kukës dhe ‘blindon’ kreun e tabelës (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Verilindorët” zyrtarisht në krizë, Tirana

Ka përfunduar me rezultatin 1-2 ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës, e vlefshme për javën e katërt të Superiores. Verilindorët nuk di ende se çfarë është pika në kampionatin shqiptar, duke u renditur kështu në vendin e fundit pas 4 ndeshjesh me zero pikë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola me skuadrat që provuan dhe ndërtuan pak aksione. Në fraksionin e dytë të lojës, Tirana shtoi sulmet dhe gjeti golin në minutën e 52-të. Kukësi provoi të reagonte për të gjetur të paktën golin e barazimit, por nuk ja doli, madje verilidnorët pësuan edhe të dytin. Në minutën e 82-të Tirana i dha goditjen e fundit shpresave të pakta të Kukësit për të dalë me një rezultat pozitiv nga kjo ndeshje.

Autor i golit për bardheblutë 8 minuta nga fundi ishte Doka. Në fund Kukësi arriti të shënonte vetëm golin e nderit, pa mundur të dalë me pikë nga kjo ndeshje. Kjo ishte humbja e katërt radhazi për Kukësin në po kaq ndeshje të luajtura në kampionat. Verilindorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë dhe me një golavazh katastrofik, ku në 4 ndeshje kanë realizuar vetëm 3 gola dhe kanë pësuar plot 11-të.

Me këto ritme, rënia një kategori më poshtë për Kukësin mund të bëhet realitet shumë shpejt. Ndërkohë Tirana mban vendin e parë me 10 pikë.

 

 

tirana kukësi

Lini një Përgjigje