TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Shtator 2023, 10:08

Ndeshja Shqipëri-Çeki, çmimi i biletave në tregun e zi shkon deri në 500 euro

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshja Shqipëri-Çeki, çmimi i biletave në tregun e zi

Geri Kusi, presidenti i Napoli Club Albania, tregoi në një intervistë për “Good morning Albanians”  se në tregun e zi çmimi i biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki ka shkuar deri në 500 euro.

Sipas tij, edhe pse me këtë çmim ka njerëz që i blejnë, është e papranueshme të shiten aq për shkak të pozicionit që ofrohen.

“Çmimi më i lartë që kam parë është 500 euro. Ai ishte çmimi më i lartë, por në kategorinë C është pak pa sens, në momentin që e ble 30 mijë lekë. Ka që e blejnë patjetër. Te E do ishte dhe pak e pranushme po te C,” – u shpreh Kusi.

Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar në lidhje me skandalin e biletave të ndeshjes Shqipëri-Çeki që do të luhet më 12 tetor në “Air Albania”.

FSHF është justifikuar se sistemi nuk ka funskionuar për shkak se ka pasur rreth 300- mijë njerëz online.

Ndërkohë që e vërteta është krejt e kundërt pasi biletat nuk janë shfaqur për asnjë moment online pasi server nuk ka funksionuar fare.

Serveri i FSHF per biletat nuk ka funksionuar as kur online ka pasur 700- persona, ndaj e gjitha kjo deklarate eshte mashtrimi i radhes i Federates qe po i trajtojne biletat si biznes dhe qoka.

ndeshja shqipëri-Çeki

Lini një Përgjigje