TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 22:28

“E kisha ëndërr të luaja në Kosovë”, Shaqiri shprehet hapur, Muriqi komenton incidentet në ndeshjen Rumani-Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

“E kisha ëndërr të luaja në Kosovë”,

Xherdan Shaqiri përjetoi emocione në ndeshjen Kosovë-Zvicër (2-2), që u luajt në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Sulmuesi i njohur shqiptar që garon prej vitesh me kombëtaren helvete, ka bërë një dedikim në rrjetet sociale për Fadil Vokrrin. 

Një prej futbollistëve shqiptarë më të mirë në histori dhe ish-presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, ndërroi jetë në qershorin e vitit 2018 në moshën 57-vjeçare. Vokrri ëndërronte ta shihte sulmuesin nga Gjilani me fanelën e Kosovës. 

Shaqiri ka postuar në faqen e tij një foto përkrah portretit të legjendës, teksa nuk mungon një zemër brenda saj. Të dy kishin një marrëdhënie shumë të mirë, siç theksoi 31-vjeçari për “SuperSport” pas ndeshjes në kryeqytetin "Dardan”. 

“E kisha ëndërr të luaja në Kosovë”,

Ka qenë nder i madh që isha këtu, duke luajtur në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Kam pasur shumë marrëdhënie të mira me ish-presidentin. Kam lindur në Kosovë, e ndiej himnin e Kosovës dhe e kam për nder që luajta në stadiumin që mban emrin e Legjendës. 

Kam ëndërruar të luaj këtu. Njerëzit e dinë që kam pasur kontakte me Federatën dhe me Fadilin, kemi pasur kontakte. Ishte Euro 2016 dhe nuk mund të ndërronim më ekipin… ” 

Sulmuesi, Vedat Muriqi ka komentuar ngjarjet e fundit në Bukuresht gjatë ndeshjes kualifikuese për "EURO 2024” mes Rumanisë dhe Kosovës. Tifozët në “Arena Nacional” filluan të thërrisnin në kor: “Serbia, Serbia”.

Përveç kësaj, në tribunën prapa portës ishte vendosur edhe një pankartë me ngjyrat e flamurit serb me shkrimin “Kosova është Serbi”. 

Muriqi, i cili me dy gola i solli Kosovës një pikë në duelin me Zvicrën, ka kthyer mbrapsht ngjarjet në Bukuresht dhe ka bërë një deklaratë të fortë.

Njerëzit harrojnë se ne të gjithë jemi njerëz dhe një ditë do të vdesim të gjithë. Pse të mos jetojmë të gjithë në paqe? Pse e sjellin politikën në futboll? Futbolli na bashkon, na bën të gjithëve ta shijojmë atë dhe ata shkojnë t’i vendosin ato pankarta, por në fund të ditës njerëzit thonë çfarë të duan, ne nuk mund t’i ndalojmë”, tha Muriqi. 

xherdan shaqiri vedat muriqi

Lini një Përgjigje