TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 20:28

“Shqipe, shqipe”, vajza e vogël bën shqiponjën në derbin Inter-Milan, zëri bëhet viral (Video)

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipe, shqipe”, vajza e vogël bën shqiponjën

Një person që flet shqip është bërë viral gjatë derbit Inter-Milan. 

“Shqipe, e shqipe”, dëgjohet të thotë personi, ndërsa po këndohej himni i dy skuadrave, para nisjes së ndeshjes. 

Ai ka thënë “shqipe” në momentin që një vajzë e vogël krah arbitrave bën shqiponjën me dy duar. 

Kujtojmë se Interi kompletoi një vit perfekt në aspektin e derbit ndaj Milanit, pasi fitoi të 5 përballjet e 2023, dy prej të cilave në kampionat, dy në Champions League dhe një në Superkupën e Italisë. 

Zikaltrit triumfuan me rezultatin 5-1 pasditen e së shtunës në “San Siro”, aty ku diferencën e bëri armeni Heinrikh Mkhitarian me dy gola e një asist, por nuk mbeti pas as Markus Turam. 



 

inter-milan derbi i italisë

Lini një Përgjigje