TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 18:13

Erzeni provon shijen e fitores në Superiore, mund në Rrogozhinë Dinamon dhe “zhyt” sërish Blutë në ujëra të turbullta (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Erzeni provon shijen e fitores në Superiore, mund në Rrogozhinë

Erzeni merr fitoren e parë në Abissnet Superiore pas 4 javësh kampionat. Shijakasit kanë mposhtur me rezultatin 2-1 Dinamon në “Arena Egnatia”. 

Vendasit zhbllokuan ndeshjen në minutën e 26. Maliqi goditi brenda zonës dhe ndëshkoi portierin Rexhepi. 


Në minutën e 55, Dinamo barazoi shifrat. Hasanbelli nuk kontrolloi siç duhej topin dhe Zabërgja ishte në kohën e duhur dhe në vendin e duhur për ta dërguar topin në rrjetë. 


23 minuta më vonë, skuadra e drejtuar nga Alfred Deliallisi gjeti golin që i dha fitoren e parë. Kahrimanoviç u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. 


Me këtë fitore, Erzeni ngjitet në vendin e 4 me 5 pikë, po aq sa Vllaznia, ndërsa Dinamo mban vendin e 3 me 2 pikë. 

erzeni dinamo abissnet superiore

Lini një Përgjigje