TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 20:51

“Grinud vdis”, debutimi me Getafen kthehet në makth për ish-lojtarin e Junajtid, La Liga nis hetimet për thirrjet raciste në stadium

Shkruar nga Pamfleti

“Grinud vdis”, debutimi me Getafen kthehet në makth për

Kthimi i Mejzën Grinud në fushë dhe debutimi me Getafen nuk shkoi si duhet për shkak të thirrjeve nga tifozët e Osasunës. Anglezi, i cili nuk kishte luajtur një ndeshje zyrtare për 19 muaj pas akuzave për përdhunim nga e dashura e tij, bëri debutimin zyrtar me ekipin e Getafes. Në minutën e 77 ai hyri në fushë, i pritur me duartrokitje nga tifozët vendas. 

Megjithatë, sektori i tifozëve miq nuk ndalej me kore kundër tij. Lojtari i 12 i Osasunës dëgjohej teksa thoshte: “Grinud vdis”. Një vëzhgues i La Ligëka marrë çështjen në dorë dhe tashmë po përgatitet një dënim për Osasunën. Këta të fundit shpresojnë që t’ia hedhin paq, por gjasat janë shumë të vogla. 

Kujtojmë që 21-vjeçari vjen te kjo skuadër pas një eksperience te Mançester Junajtid, klub me të cilin ndërpreu bashkëpunimin për shkak të akuzave për përdhunim që i ulën jo pak reputacionin lojtarit në arenën e futbollit europian. Gjithsesi, gjithçka ka kaluar dhe lojtari i ri i Getafes kërkon kthesën në aspektin personal. 
 

mejzën grinud getafe osasuna la liga

Lini një Përgjigje