TAGS-AT E JAVËS

Sport17 Shtator 2023, 22:51

“Tërmet” 7 ballësh në ‘Olimpico’, Roma buzëqesh ndaj empolit me goleadë, Lukaku e bën sefte, natë makthi për Etrit Berishën

Shkruar nga Pamfleti

“Tërmet” 7 ballësh në ‘Olimpico’, Roma

Roma luan tenis dhe shfryn ndaj Empolit të gjithë zhgënjimin pas 3 javëve të para të Serisë A.Verdhekuqtë kanë poshtuar Empolin 7-0 në “Olimpico”. Një natë horror për Etrit Berishën që në dy ndeshjet e fundit ka pësuar 9 gola . 

Ekipi i drejtuar nga Zhoze Murinjo fitoi penallti pas vetëm disa sekondash lojë, pasi Sebastian Ualukievic preku topin me dorë. Nga pika e bardhë nuk gaboi Dibala, me portierin Etrit Berisha që i kuptoi krahun, por nuk mundi dot të neutralizonte topin. Goli i dytë i skuadrës kryeqytetase dhe goli i parë me fanelën e Romës për Renato Sançez erdhi në minutën e 8. Mysafirët ishin të pafat në minutën e 35, ku një autogol i Grasit thelloi edhe më shumë diferencat. 

Në pjesën e dytë  ishte sërish Dibala që ndezi dritën e spektaklit, teksa u fut në zonë, dribloi mbrojtësin lehtësisht dhe mposhti Berishën, duke realizuar golin e dytë në Serinë A në 2 ndeshje te luajtura. 

Sa i takon lojtarëve shqiptarë, përveç Berishës që ishte titullar në mesin e shtyllave, në pjesën e dytë tek Empoli u aktivizua edhe mbrojtësi Ardian Ismajli, i cili mori vendin e polakut Ualukievic. Spektakli i golave nuk kishte përfunduar ende, Cristante “tundi rrjetën” në minutën e 80-të, sakaq Romelu Lukaku “e bëri sefte” te Roma duke dërguar shifrat në 6-0. I shtati gol mban firmën e Mancinit. 

Roma merr fitoren e parë në kampionat dhe tashmë fokusi është te ndeshja e radhës, ajo ndaj Torinos në Torino. Empoli duhet të fillojë përgatitjet sa më shpejt të jetë e mundur për një takim tjetër të vështirë, atë ndaj Interit në shtëpi. 
 

roma empoli seria a

Lini një Përgjigje