
Reali i Madridit ka marrë fitoren e pestë radhazi në po kaq ndeshje duke mundur me përmbysje Sociedadin në “Santiago Bernabeu”.
Sfida nisi më mirë për miqtë të cilët shënuan që në minutën e 5 me Barrentksea, i cili përfitoi nga një pasim i bukur brenda zonës, teksa goditi, por Kepa priti edhe pse topi mbeti aty dhe lojtari i Sociedadit e shtyu në rrjetë.
Gjithsesi skuadra e Ançelotit nuk u dorëzua, e cila gjeti golin që në fillimin e pjesës së dytë. Valverde goditi me të djathtën e tij fortë në hyrje të zonës, kurse Hozelu shfrytëzoi me kokë një krosim të bukur të Fran Garsias.
Kështu Reali udhëheq i vetëm La Ligën me 15 pikë, teksa ndiqet nga Barcelona me dy më pak. Nga ana tjetër Sociedadi vazhdon të jetë me vetëm 6 pikë në vendin e 11.
Lini një Përgjigje