TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 18:52

Mbrojtësi i Kombëtares “shokon” Hofenheimin, goli spektakolar i 17-vjeçarit shpëton Bajernin (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mbrojtësi i Kombëtares “shokon” Hofenheimin, goli

Një moment spektakolar është regjistruar në barazimin dramatik 2-2 mes Bajernit të Mynihut U-17 dhe Hofenheimit U-17. Protagonist i sfidës ishte qendërmbrojtësi shqiptar Afrim Gashi, i cili realizoi një gol të jashtëzakonshëm nga distanca në minutën e 61-të.

17-vjeçari mori topin shumë larg portës kundërshtare dhe, pas disa hapash përpara, goditi fuqishëm nga distanca. Topi përfundoi në rrjetë, duke surprizuar portierin dhe duke lënë të befasuar mbrojtjen e Hofenheimit.

Afrim Gashi është pjesë e përfaqësueses shqiptare U-17 dhe konsiderohet si një nga talentet më premtues të këtij brezi. Pavarësisht moshës së re, ai po tërheq vëmendjen te akademia e Bajernit të Mynihut.

Me një gjatësi prej 191 centimetrash, Gashi shquhet për sigurinë në prapavijë, por edhe për aftësinë për të rrezikuar portën kundërshtare me goditje të fuqishme nga distanca, cilësi që po e bëjnë gjithnjë e më të spikatur në ekipin bavarez.

afrim gashi qendërmbrojtësi shqiptar bajern u-17 hofenheim u-17

Lini një Përgjigje