TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Mars 2026, 18:05

Këndojnë himnin dhe përshëndetin ushtarakisht, vajzat e kombëtares së Iranit ndryshojnë qendrim në ndeshjen e dytë

Shkruar nga Pamfleti

Këndojnë himnin dhe përshëndetin ushtarakisht, vajzat e

Kombëtarja e femrave të Iranit po merr pjesë në Kupën e Azisë që po zhvillohet në Australi, në një kohë kur situata politike dhe ushtarake në vendin e tyre ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare. Delegacioni iranian arriti të largohej nga vendi përpara fillimit të bombardimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Vëmendja u përqendrua te ekipi iranian që në ndeshjen e parë të turneut kundër Koresë së Jugut më 2 mars. Futbollistet nuk kënduan himnin kombëtar para takimit, një veprim që, sipas agjencisë Associated Press, u interpretua nga disa si një formë rezistence ndaj regjimit teokratik në Iran, ndërsa nga të tjerë si një shenjë zie për zhvillimet e fundit në vend.

Megjithatë, situata ndryshoi në ndeshjen e së enjtes kundër vendit pritës, Australisë. Para fillimit të takimit, lojtaret iraniane kënduan himnin kombëtar dhe bënë edhe një përshëndetje ushtarake gjatë ceremonisë zyrtare.

Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, lojtaret kanë refuzuar të komentojnë mbi sulmet ndaj Iranit apo mbi raportimet për vdekjen e Ajatollah Ali Khameneit. Trajneri i ekipit ka deklaruar se prioriteti i skuadrës është të qëndrojë e përqendruar te gara sportive.

Një ditë para nisjes së Kupës së Azisë, futbollistja Sarah Dindar u shfaq e prekur emocionalisht kur u pyet për situatën në vendin e saj.

Padyshim që të gjithë jemi të shqetësuar dhe të trishtuar për atë që po ndodh në Iran dhe për familjet tona atje. Shpresoj që vendi ynë të ketë lajme të mira në të ardhmen dhe që atdheu im të qëndrojë fort në këmbë,” u shpreh ajo.

vajzat e kombëtares së iranit

Lini një Përgjigje