TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Maj 2026, 12:50

Mbappé i thotë lamtumirë El Clásico pesë minuta para përfundimit të stërvitjes

Shkruar nga Pamfleti
Mbappé i thotë lamtumirë El Clásico pesë minuta
Kylian Mbappe

Kylian Mbappé nuk do të luajë në Camp Nou. Edhe pse Real Madridi zyrtarisht njoftoi skuadrën e tyre pak para se të udhëtonte për në Barcelonë, klubi kishte supozuar që një ditë më parë se francezi nuk do të mbërrinte në kohë. Mungesa e tij, megjithatë, u konfirmua në mënyrën më të papritur të mundshme për tifozët e Real Madridit. Ai as nuk është përfshirë në skuadër. Francezi do të qëndroj në Madid pas një dëmtimi në Valdebebas kur askush nuk e priste.

Me vetëm pesë minuta të mbetura në seancën e fundit stërvitore në Valdebebas, Mbappé u ndal papritur. Sulmuesi ndjeu shqetësim në muskujt e kofshës, njoftoi se nuk mund të vazhdonte dhe u largua nga seanca, për habinë e të gjithëve, shkran MARCA.

Deri në atë pikë, optimizmi kishte mbizotëruar midis stafit të trajnerëve. Seanca stërvitore kishte shkuar mirë dhe prania e francezit ngjalli shpresat për të pasur një lojtar vendimtar në dispozicion kundër Barçës, një kundërshtar që e kanë ndëshkuar me frekuencë shkatërruese: një gol çdo 67 minuta.

Në këtë mënyrë, Kylian Mbappe i shtohet infermierisë së Los Blancos duke iu bashkuar Carvajal, Militao, Mendy, Rodrygo, Valverde dhe Arda Güler. 

 Po kështu jashtë skuadre është lënë edhe Ceballos për vendim teknik të Arbeloas. Raportet mes futbollistit dhe trajnerit tashmë është inekzistent dhe ky i fundit nuk e merr më në konsideratë futbollistin

E reja kryesore në këtë pikë është përfshirja në skuadër e Thibaut Courtois. Portieri kthehet pas një dëmtimi të pësuar në 17 mars dhe mund të jetë titullar në El Clasico. Po kështu, Arbeloa ka marrë në skuadër edhe 5 futbollistë nga akademia, Sergio Mestre, David Jiménez, Cestero dhe Palacios, të cilët i shtohen Thiago Pitarch që tashmë është thuajse gjithnjë i pranishëm në skuadrën e parë 


Të grumbulluarit e Alvaro Arbeloas

Portierë: Courtouis, Lunin dhe Sergio Mestre.

Mbrojtës: Alaba, Trent, Asencio, Carreras, Fran García, Rüdiger, Huijsen dhe David Jiménez.

Mesfushorë: Bellingham, Camavinga, Tchouameni, Thiago, Cestero dhe Palacios.

Sulmues: Vinicius, Gonzalo, Brahim dhe Mastantuono.

Mbappé i thotë lamtumirë El Clásico pesë minuta

kylian mbappe el clasico

Lini një Përgjigje