TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2025, 19:41

Mbajti 3 vite veshur fanelën “axurre”, mesfushori me tipare sulmuese braktis Italinë për Shqipërinë

Shkruar nga Pamfleti

Mbajti 3 vite veshur fanelën “axurre”, mesfushori me tipare

Mesfushori me tipare te theksuara sulmuese, Oliver Blini ka ndërmarrë hap “zemre” për karrierën e tij. Ai ka vendosur të braktisë moshat e Italisë për të përfaqësuar Shqipërinë U-19.

Blini, edhe pse është vetëm 17-vjeç, luan me ekipin e Empolit U-20. Në Itali, ai vlerësohet tej mase për aftësitë poseduese, si një “magjistar” i topit.

Rikthimet te moshat e Shqipërisë janë ta pakta, kur bëhet fjalë për përfaqësuese si Italia, por Oliver Blini nuk i ka harruar “rrënjët” dhe atdhetarizmin.

Duhet thënë se protagonisti në fjalë ka djerësitur fillimisht fanelën e Shqipërisë U-15, por më pas ndryshoi “koordinatat”, duke u bërë “axurr”, ndonëse zgjati vetëm 3 vite. 

oliver blini mesfushori sulmu

Lini një Përgjigje