
Kombëtarja e Shqipërisë do luajë sot takimin historik përballë Andorrës. Ky është takimi i parafundit i vlefshëm për kualifikueset e Grupit K në Botërorin 2026.
Në orën 20:45, e gjithë vëmendja nuk do të jetë vetëm në Andorrë. Paralelisht me këtë takim do të luhet edhe ndeshja Angli-Serbi, ku nga “3 luanët” e kualifikuar gjithsesi pritet vetëm fitorja.
Tashmë janë publikuar formacionet zyrtare. Silvinjo ka vendosur për titullarët, që ëndërrojnë të shkruajnë historinë dhe të marrin pjesë në fazën “play off”.
Në portë do ta nisë Strakosha, ndërsa mbrojtja është e përbërë nga Hysaj, Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj. Në mesfushë janë përzgjedhur Asllani, Shehu dhe Laçi më i avancuar, ndërsa në sulm, Broja dhe Hoxha, që cilësohet si surpriza e vetme e kësaj 11-she, do të mbështesin Rei Manajn në qendër.

Drejtësi në këtë takim do të vendosë rumuni Horațiu Feshnic, i cili do të mbështetet nga bashkëkombësit e tij Valentin Avram dhe Aleksandër Cerei në krah, ndërsa i katërt Rares Vidikan. VAR-i gjithashtu është i përbërë nga rumunë, me Ovidiu Hategan dhe Adrian Kostreie.
Ky formacion do sigurojë 2 me 0 që në pjesën e parë . Në pjesën e dytë pas 20 minutash duhet të kryen 3 deri 4 zëvëndësime me qëllim që të ruhen nga dëmtimet dhe lodhja. 'Luftë' për jetë a vdekje në Londër. Të paktën barazim .