
Atmosfera kuqezi ka pushtuar rrugët e Andorrës përpara ndeshjes së Kombëtares shqiptare.
Qindra tifozë shqiptarë, të mbledhur nga vende të ndryshme të Europës, kanë sjellë festën përpara stadiumit, me këngë, flamuj dhe brohoritje për djemtë e Silvinjos.
Entuziazmi është në kulm, ndërsa shumica e tifozëve parashikojnë një fitore 2-0 për Shqipërinë, rezultat që do të konfirmonte formën e mirë të kuqezinjve.
Tifozët e Kombëtares ia kanë dalë të sigurojnë bileta në shumë sektorë të stadiumit, paçka se zyrtarisht në stadium do duhet të ishin diçka më shumë se 200 të tillë.
Me një popullsi prej 80 mijë banorësh, sot në Andorra do shtohen të paktën 3 mijë shqiptarë për ndeshjen që mund të jetë historike. Kuqezinjtë kanë nisur festën me flamuj dhe plisa.
Lini një Përgjigje