TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2025, 16:27

Kualifikueset e Botërorit rikthejnë në fushë Juxhin Xhajën, arbitrit shqiptar i besohet ndeshja Lihtenshtejn-Uells

Shkruar nga Pamfleti

Kualifikueset e Botërorit rikthejnë në fushë Juxhin

Kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026 rikthejnë në fushë ndërkombëtarin Juxhin Xhaja, i cili një javë më parë drejtoi në Ligën e Europës ndeshjen Bazel-Steaua Bukuresht, e cila u mbyll me reazultatin 3-1.

Xhajës i është besuar ndeshja e grupit I, Lihteshtejn–Uells, e cila do të zhvillohet të shtunën në Vaduz në orën 18:00. Xhaja do të ndihmohet nga arbitri Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë ndërkombëtari Enea Jorgji. Në sistemin VAR, përveç Kreshnik Bajramajt, Juxhin Xhaja do të ndihmohet nga greku Anxhelos Evanxhelu.

Vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë polaku Marsin Zulç, ndësa delegat i UEFA-s, holandezi Van Zoest.

Juxhin Xhaja rikthehet në ndeshjet e përfaqësueseve pas gati një viti nga takimi i fundit, i cili i ishte besuar kryesorit shqiptar. Pikërisht më 14 tetor 2024 i ishte besuar ndeshja e Ligës së Kombeve, Estoni–Suedi (0-3).

juxhin xhaja arbitri shqiptar kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje