TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Nëntor 2025, 18:48

Silvinjo i la jashtë listës për kualifikueset e Botërorit, vëllezërit Shpendi reagojnë për mediat italiane

Shkruar nga Pamfleti

Silvinjo i la jashtë listës për kualifikueset e Botërorit,

“TuttomercatoWeb” ka publikuar një “copëz” të intervistës së gazetës italiane “Gezzeta Dello Sport” me   Kristian dhe Stiven Shpendin.

Të dy vëllezrit po bëjnë shumë mirë në ekipet e tyre, respektivisht te Çezena dhe Empoli në Serinë B, por trajneri i Kombëtares Silvinjo pati të tjera plane për lojtarët e ftuar ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Seria B është shumë e vështirë. Do të ishte mirë të kishim përsëri ‘play-off’-e, dhe sa mirë nëse do të ishin edhe ekipet tona atje”, thotë Kristian, me Stiven që përgjigjet:

“Çezena po luan për Serinë A, absolultisht! Nuk shpresoj ta takojë në ‘play-off’, por në finale. Nëse ndodh, stabilitetii i familjes do ishte në rrezik... (qesh)” 

kristian shpendi stiven shpendi çezena

Lini një Përgjigje