
Mesa duket “yjet” e Manchester United janë të destinuar për shkaktuar skandale. Pas akuzave për dhunë në familje ndaj anësori të Manchester United, Mason Greenwood, akuza të cila u vërtetuan më pas se ishin të rreme, tashmë mediat braziliane raportojnë se një tjetër futbollist i “djajve të kuq” e më konkretisht anësori Anthony është nën hetim nga gjykata e São Paulos për dhunë në familje ndaj ish-të dashurës së tij, Gabriela Cavallin.

Mediat braziliane pretendojnë se ka pasur akses në fotot, videot dhe bisedat që dëshmojnë për kërcënimet, frikësimet dhe sulmet fizike të Anthony ndaj ish-partneres së tij, madje në një video, ku shfaqet Gabriela, shihet edhe një plagë në kockat e gishtave.
Tashmë, na mbetet veçse të presim dhe të shohim se si do të shkojnë hetimet nga policia braziliane për “fantazistin” e sulmit, pjesë e një prej skuadrave më me emër në botë dhe e Kombëtares së Brazilit.
Lini një Përgjigje