TAGS-AT E JAVËS

Sport 4 Shtator 2023, 16:51

Luiza Gega nuk di të ndalet, “rrëmben” medaljen e artë në gjysmë maratonën e Maqedonisë së Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Luiza Gega nuk di të ndalet, “rrëmben” medaljen e

Atletja Luiza Gega nuk ka të ndalur. Vetëm pak ditë pasi theu rekordin kombëtar në garën e 3000 metrave në Diamond League, 34-vjeçarja ka fituar medaljen e artë në gjysmë maratonë e Maqedonisë së Veriut.

Luiza konfirmoi formën fantastike, duke e ndalur kronometrin në kohën 1 orë, 14 minuta dhe 30 sekonda. Ajo e kaloi finishin thuajse 1 minutë më shpejt se ndjekësja më e afërt.

Kujtojmë se më 27 korrik atletia mori pjesën në finalen e Botërorit, duke u renditur e teta, por duke rregjistruar një kohë domethënëse, pasi iu afrua shumë pranë rekordit personal.

luiza gega medalje ari

Lini një Përgjigje