
Arbnor Muçolli po kalon një moment mjaft të mirë dhe pas transferimit në Suedi, duket se ka arritur formën perfekte. Pas golit të shënuar javën e shkuar, Muçolli ka shënuar edhe 2 gola të tjerë ditën e sotme ndaj Malmos.
Në pjesën e parë, ai ishte vendimtar me dy golat e shënuar duke i dhënë avantazhin 0-2 skuadrës së Goteborgut. Golin e parë e ka realizuar pas një krosimi në zonë, duke gjetur cepin, teksa goli i dytë ishte një kryevepër.
Arbnor Mucolli är tvåmålsskytt på Stadion! Blåvitt leder med 2-0 mot MFF ????⚪️
— discovery+ sport ???????? (@dplus_sportSE) September 3, 2023
Se matchen på https://t.co/ocJJkbIhfX pic.twitter.com/TKDZNKlpIu
Muçolli u shërbye në mesfushë nga shokët e skuadrës dhe avancoi deri në zonë, aty ku pasi dribloi me finte kundërshtarin, gjeti cepin e portës, duke shënuar golin e dytë personal dhe të dytin për skuadrën e tij.
IFK Göteborg tar ledningen borta mot Malmö FF! Arbnor Mucolli målskytt ????⚪️
— discovery+ sport ???????? (@dplus_sportSE) September 3, 2023
Se matchen på https://t.co/ocJJkbIhfX pic.twitter.com/GPilrzCouT
Lini një Përgjigje