
Interi vazhdon me rezultatet pozitive në kampionat, teksa këtë herë mposhti 4-0 Fiorentinën në shtëpi. Mbi të gjitha, zikaltërit vijojnë të ruajnë portën e paprekur, të vetmit në Serinë A për këtë fakt.
Markus Turam realizoi golin e parë me fanelën e nënkampionëve të Europës, kur në minutëne 23 realizoi me kokë, duke shfrytëzuar në maksimum asistin e Dimarkos.
Sulmuesi francez Turam dhuroi asist te goli i dytë, me Lautaron që thelloi epërsinë në minutën e 53. Pak minuta më pas, Calhanoglu u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke çuar shifrat në 3-0.
Të besuarit e Inzagit ishin të pamëshirshëm, pasi Martinez “tundi rrjetën” përsëri në minutën e 73.
Me këtë fitore, Interi i merr vendin e parë Milanit, me 8 gola të shënuar në 3 ndeshje dhe asnjë të pësuar, ku dy skuadrat numërojnë nga 9 pikë.
Lini një Përgjigje