TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 19:42

Arsenali “zbut” Mançester Junajtid, ‘Topçinjtë’ bëjnë përmbysjen e çmendur dhe i marrin 3 pikët “Djajve të Kuq”

Shkruar nga Pamfleti

Arsenali “zbut” Mançester Junajtid,

Fitore spektakolare  e Arsenalit ndaj Mançester Junajtid në “Etihad Stadium”. "Topçinjtë” mposhtën me rezultatin 3-1 “Djajtë e Kuq”. Skuadra e Mikel Artetës e nisën mirë ndeshjen, duke ushtruar presion konstant në zonën e kundërshtarve, por pa mundur dot të konkretizonin.  

“Djajtë e kuq” kaluan në epërsi në minutën e 27, kur Rashford hyri bukur në zonë dhe pas disa lëvizjesh, goditi saktë me të djathtën. Reagimi i londinezëve nuk vonoi, me Odegaard që vendosi ekuilibrat. 

Në pjesën e dytë, skuadrat u treguan të kujdesshme, duke lënë pak hapësira. Në fund Garnaço dërgoi në festë tifozët nga Mançesteri, por vetëm përkohësisht, pasi VAR-i anuloi golin për pozicion jashtë loje. 

Atëherë kur takimi po shkonte drejt përfundimit, Rajs përmbysi sfidën në favor të Arsenalit, ndërsa vulosi një herë e mirë fatin e takimit Zhesus. Djemtë e Artetës rikthehen te suksesi dhe ngjiten në kuotën e 10 pikëve në vendin e 5, ndërsa të besuarit e Ten Hag kanë katër pikë më pak dhe renditen në vendin e 11. 

arsenal mançester junajtid premier liga

Lini një Përgjigje