TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 18:16

Kukësi dorëzohet pa kushte, Egnatia merr 3 pikët e para dhe “zhyt” verilindorët (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kukësi dorëzohet pa kushte, Egnatia merr 3 pikët e para dhe

Egnatia ka lënë pas krahëve humbjen me Skënderbeun dhe ka marrë kështu fitoren e parë në kampionat.

Skuadra nga Rogozhina triumfoi 0-4, mes spektaklit, ndaj Kukësit, në “Kukës Arena”. Të besuarit e Edlir Tetovës zhbllokuan ndeshjen në minutën e 19 me Paulaskas. Goli i dyfishimit të rezultatit mban firmën e Duamenës, me sulmuesin e njohur që dërgoi sferën pas shpinës së Brozit. 

 


Në pjesën e dytë, Duamena realizoi sërish, duke u shpërblyer për lojën e bërë, pasi bëri gjithçka vetë dhe finalizoi me sukses aksionin personal. Festivali i golave nuk kishte përfunduar ende, pasi edhe Iskandarli tha fjalën e tij në këtë ndeshje. 

 


Verilindorët nuk mundën dot të bënin asgjë në këtë sfidë, teksa pas dy javësh kampionat e shohin veten në fundin e klasifikimit me 0 pikë. Në krahun tjetër, Egnatia renditet në vendin e katërt me 3 pikë. 

egnatia kukësi abissnet superior

Lini një Përgjigje