TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 19:02

Ernest Muçi protagonist absolut me Lexhian e Varshavës, sulmuesi shqiptar realizon supergol para grumbullimit me kombëtaren (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi protagonist absolut me Lexhian e Varshavës, sulmuesi

Ernest Muçi është bërë protagonist absolut në sfidën që po luhet aktualisht mes Lexhias së Varshavës dhe Uidzju Lodz në kampionatin polak. Ish-sulmuesi i Tiranës e ka nisur si titullar këtë sfidë dhe ka gjetur menjëherë rrugën e rrjetës duke shënuar që në minutën e 5. 

Një top i gjatë nga portieri dhe një vrapim i shpejtë i 22-vjeçarit do të vinte Muçin përballë portierit kundërshtar.

Me klasin që e karakterizon, sulmuesi shqiptar shënoi me një goditje plot finesë duke e dërguar topin në shtyllën e dytë e më pas në rrjetë. 

Një gol që vjen në prag të grumbullimit me Kombëtaren për dy ndeshjet jetike ndaj Çekisë dhe Polonisë. 

 

ernest muçi sulmuesi shqiptar lexhia e varshavës

Lini një Përgjigje