TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Shtator 2023, 21:04

Partizani nis mbrojtjen e titullit me 3 pikë në shtëpi, Bejzade debuton me humbje në stolin e Laçit (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Partizani nis mbrojtjen e titullit me 3 pikë në shtëpi, Bejzade

Pas shtyrjes së ndeshjes së parë për shkak të impenjimit në Europë, Partizani zbriti sonte në fushë për herë të parë për këtë edicion të Superiores, duke fituar 1-0 ndaj Laçit në “Arenën e Demave”. Debuton me humbje trajneri Skerdi Bejzade në krye të laçjanëve. 

Në minutën e 21, Qirko bëri heroin, duke shpëtuar skuadrën nga një gol i sigurt, pas gjuajtjes së Sobouale. Vetëm 3 minuta më pas, Cara vendosi në provë portierin Dajsinani, por ky i fundit neutralizoi sferën. 

Kurbinasit patën shansin e artë për të shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh, por Bajrami gaboi shënjestër nga fare pranë portës. 
 
Fillimi i pjesës së dytë sheh Partizanin protagonist, gjithsesi, as Murataj nuk veproi siç duhej para porte, duke shpërdoruar një rast të mirë. 

Goli me peshën e fitores erdhi vetëm në minutën e 90, falë Maguet. Me këtë rezultat, Partizani ka 3 pikë dhe është në vendin e pestë. Laçi ka grumbulluar një pikë dhe është në pozicionin e tetë. 

partizani laçi abissnet superiore

Lini një Përgjigje