
Juventusi ka mposhtur Empolin në transfertë me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 4 të Serisë A.
Një ndeshje e dominuar nga “Zonja e Vjeter” që pas 24 minutash përpjekje për të gjetur golin e avantazhit, “bardhezinjtë” e Juventusit gjetën më në fund rrugën e rrjetës, teksa arritën të zhbllokonin sfidën pas një rrëmuje në zonën kundërshtare.
Në këtë rrëmujë i vëmendshëm u tregua “lideri” brazilian i mbrojtjes, Danilo, i cili me një goditje potente “nguli” topin në rrjetën e porterit Etrit Berisha, duke i dhënë skuadrës së tij avnatazhin.
Në minutën e 39 Juventusi fitoi penallti, ekzekutimin e së cilës e mori përsipër Vlahoviç. Berisha luajti me “zemër” dhe e ndali sulmuesin serb, duke shmangur golin e dytë ndaj skuadrës së tij.
Në pjesën e dytë, Juventusi arriti të gjente edhe golin e dytë me Pogba, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje. Ndërkohë, Kieza, që ishte ndalur nge Berisha njëherë, përfitoi në kundersulm dhe pasi kaloi edhe portierin shqiptar, qendroi në këmbë duke shënuar.
Lini një Përgjigje