
Ashtu siç pritej, “gjigandët” francezë të PSG-së kanë arritur të fitojnë përballjen e mbrëmjes së kësaj të diele, ndaj rivalëve të Lionit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 4 të Kampionatit francez të futbollit.
Fitorja e kampionëve në fuqi të Francës u vulos që në pjesën e parë, me djemtë e udhëhequr nga tekniku Luis Enrike, që arritën të shënonin plot 4 herë në portën e Lionit.
Fillimisht Mbape në minutën e 3, më pas Hakimi e Asensio në minutat 20 e 38 e më pas sërish Mbape në minutën e 46 të sfidës, duke “shpërfytyruar” vendasit në “shtëpinë” e tyre, me këta të fundit që arritën të gjenin golin e nderit në minutën e 74 të sfidës me anë të një penalltie të ekzekutuar mjeshtërit nga mesfushori Korentin Toliso, duke vendosur kështu rezultatin e përgjithshëm 1 me 4.
Me këtë fitore, skuadra e PSG ngjitet në vendin e 2 të tabelës, me 8 pikë, 2 më pak se kryesuesit e Monakos dhe në javën e ardhshme do të presin në “Parc des Princes” rivalët e Nis.
Në krahun tjetër, skuadra e Lionit do të presë në shtëpi skuadrën e Le Havre, në kërkim të fitores së parë këtë sezon, teksa deri më tani ka vetëm 1 pikë në 4 ndeshjet e para.
Heroi i Barcelonës është Robert Levandovski që i dha 3 pikë tepër të rëndësishme në fushën e Osasunës pas nje ndeshje që ishte në “fije të perit” deri në fund dhe u vendos pikërisht, pasi sulmuesi polak fitoi një penallti për tërheqje brenda zonë dhe realizoi më pas gol.
Deri në atë moment, sfida ishte vendosur nga golat e Kunde për katalanasit dhe të Avilas për vendasit. Teksa pritej që gjithçka të mbyllej në barazimin, 0 me 0, në pjesën e parë të sfidës Osasuna-Barcelona, “katalanasit” gjetën rrugën e rrjetës.
Pas një krosimi fantastik të Ilkai Gyndogan në zonën kundërshtare, qendërmbrojtësi i Barcelonës, Zhuls Kunde kërceu më lart se të tjerët, duke e çuar topin në rrjetën kundërshtare.
Megjithatë, Osasuna gjeti golin 14 minuta nga fundi i ndeshjes, me Avilan që me një goditje në hyrje të zonës befasoi Ter Shtegen. Por, në fund, ishte Levandovski ai që mori përsipër të sillte fitoren, pas një penalltie të akorduar me VAR.
Lini një Përgjigje