TAGS-AT E JAVËS

Sport18 Gusht 2024, 20:05

Manchester City e nis aty ku e mbylli, shpartallon me dy gola Chelsea-n; Halaand sërish i frikshëm

Shkruar nga Pamfleti

Manchester City e nis aty ku e mbylli, shpartallon me dy gola Chelsea-n; Halaand

Manchester City e ka nisur sezonin e ri aty ku mbylli të vjetrin. Ata triumfuan në “Stamford Bridge” përballë Chelseat me rezultatin 0-2.

Sfida nisi mjaft mirë për ekipin e Guardiolës, të cilët kaluan në avantazh me Erling Haaland në minutën e 18’. Në minutën e 45’ “Blutë” rikthyen baraspeshën, por goli i Jackson u anulua për një pozicion të parregullt.

Pjesa e dytë ishte gjithashtu e luftuar, me ekipin e Marescës që provoi disa herë, ku në një rast protestuan dhe për penallti, e cila nuk ishte e tillë për Anthony Taylor.

Në minutën e 84’ ishte ish-i Kovacic që ndëshkoi ish-skuadrën e tij me një supergol dhe duke vulosur kështu fitoren për “Qytetarët”.

Kështu Manchester City bashkohet me skuadrat që arritën të merrnin tre pikë në javën e parë, ndërsa Chelsea duhet ë nisë të bëjë llogaritë nga takimi tjetër me Ëolves.

REZULTATI FINAL:

CHELSEA 0-2 MAN. CITY

Haaland 18’, Kovacic 84’

Lini një Përgjigje