
Jasir Asani është padyshim njeriu i momentit te Gëangju, me yllin e Kombëtares shqiptare që gjeti sërish rrugën e rrjetës në Korenë e Jugut.
Në takimin kundër Gangëon në transfertë, Asani realizoi nga pika e bardhë në minutën e 15’ të takimit duke kaluar në avantazh skuadrën e tij, ndërsa në minutën e 22’ detyroi shqiptarin Marko Tuci të shënonte një autogol, duke dyfishuar shifrat.
Gjithsesi Gëangju nuk arriti dot të merrte tre pikët, pasi në pjesën e dytë u përmbys nga kundërshtarët.
Kështu Asani shënon golin e dytë në ndeshjen e dytë radhazi, duke rifituar dhe njëherë besimin e trajnerit.
Lini një Përgjigje