
Ndeshja e vlefshme për javën e parë të Premier Ligës mes Notingem Forest dhe Bërnmuth u vonua për shtatë minuta pasi ylli brazilian i vendasve, Danilo pësoi një dëmtim horror në kyçin e këmbës vetëm 10 minuta pasi startoi sfida.
Mesfushori i Forestit sfidoi Antoin Semenjo në një duel ajror për topin dhe gjatë uljes në fushë dëmtoi rëndë këmbën e tij të majtë, duke e vendosur në tokë në një pozicion të panatyrshëm.

Gjyqtari Majkëll Oliver e vuri re menjëherë ashpërsinë e dëmtimit dhe ndeshja u ndërpre pasi stafi mjekësor u fut me nxitim në fushë.
Ndërsa Danilo trajtohej në fushë, anëtarët e ekipit mjekësor krijuan një pengesë mbrojtëse rreth tij. Pasi u hoq kjo, tifozët dhe lojtarët u qetësuan kur panë Danilon duke bërë një gjest me gishtin e madh drejt mjekëve, pak para se të largohej nga “City Ground” me barelë.

Pasi Danilo u largua nga fusha për t’u zëvendësuar nga Adam Jatsej, klubi në llogarinë zyrtare në platformën ‘X’ shprehur mbështetjen për futbollistin. “Jatesj zëvendëson Danilon i cili është larguar me barelë. Ne jemi të gjithë me ty, Danilo.”
Danilo, i cili iu bashkua Forestit nga Palmeiras për rreth 16 milionë paund në janar të vitit 2023 po bënte paraqitjen e tij të 43 në Premier Ligë.

23-vjeçari shënoi tre gola në 34 ndeshje në të gjitha garat për klubin nga Midëllendsi Lindor sezonin e kaluar, por mund t’i duhet një kohë e gjatë për rikuperimin përpara se të kthehet në fushë gjatë këtij sezoni.
Ndeshja sakaq përfundoi në barazim me rezultatin 1-1. Kris Ud kaloi Forest në avantazh në minutën e 23, por Semenjo barazoi në pjesën e dytë për Bërnmuthin
Lini një Përgjigje