
Interi nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme rrugëtimin në mbrojtjen e titullit kampion në Serinë A. Skuadra zikaltër është ndalur në një barazimin 2-2 në ndeshjen e parë të kampionatit, të luajtur në fushën e Xhenoas.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi po fitonte deri në minutën e 95, kur arbitri akordoi penallti me ndihmën e VAR.
Vendasit shënuan të parët në këtë duel, me anë të Voljako pasi Zomer nuk kontrolloi siç duhej një goditje me kokë të Bani. Megjithatë, Turam vendosi shpejt baraspeshën me golin e tij, ndërsa ishte vazhdimisht një rrezik për prapavijën e skuadrës vendase.
Interi shtoi trysninë në pjesën e dytë dhe ishte pikërisht Turam ai i cili përmbysi shifrat në minutën e 85, pas një asisti të Fratezit.
Por në fund, kishte dramë, pasi një prekje e topit me dorë në zonë nga ana e Bisek solli një penallti për Xhenoan. Mesias gjuajti nga pika e bardhë, Zomer priti tentativën e tij, por ish-sulmuesi i Milanit ishte i pari te topi duke e çuar atë në rrjetë, për barazimin përfundimtar 2-2.
Lini një Përgjigje