
Arsenali e ka nisur mbarë sezonin e ri të Premier Ligë. “Topçinjtë” ia dolën që të fitonin në shtëpi në sfidën e parë të sezonit me rezultatin e pastër 2-0 kundër Ullverhempton.
Goli i parë u shënua nga Kai Haverc. Pas një topi të dhënë nga Saka, sulmuesi gjerman nuk gaboi dhe e dërgoi në rrjetë. Ndërsa për golin e dytë, dy sulmuesit i ndryshuan rolet, me Sakan që asistoi për Haverc.
Në këtë mënyrë, Arsenali merr 3 pikë për ta nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri. Sfida e radhës e londinezëve do të jetë ndaj Aston Vilës në transfertë.
Start i mbarë edhe për Njukasëllin që mundi në shtëpi Sauthemptonin me rezultatin 1-0, edhe pse mbeti me 10 lojtarë që në pjesën ë parë. Brajtoni ndërkohë tregoi forcën me suksesin 3-0 në transfertë ndaj Evertonit.
Lini një Përgjigje