
Simon Simoni ishte titullar në ndeshjen që ekipi i tij Injolshtad luajti përballë Kaizerslautern. Sfida e vlefshme për fazën e 1/32-ave të Kupës së Gjermanisë, përfundoi 1-2 në favor të Kaizerslautern.
Portieri i Kombëtares shqiptar pësoi gol që në minutën e 3 nga Mouse. Ndërsa golin e dytë, Simoni e pësoi në minutën e 36 të sfidës, ku Kaizerslautern dyfishoi shifrat.
Injolshtad shënoi në minutën e 88 me Malone, por nuk mjaftoi për të ndryshuar fatet e sfidës. Ndërkohë që, 6.1 ishte nota e Simonit, me portierin shqiptar që nuk ishte në formën e tij më të mirë.
Lini një Përgjigje